Rreth Nesh

Rreth Nesh

MIRËSEVINI NË RESTORANTIN TONË

decor-image

Taverna, Restorant, Piceri “Cavos”, ambienti më trend e më i frekuentuar në Pogradec, hapi dyert për të mirëpritur këdo që di të shijojë  cilësinë elitare e delikatesën e gatimit në qershor 2018,  në një vendndodhje përtej ideales, buzë një prej liqeneve më të bukur e romantikë të Europës, Liqenit të Ohrit. Një vend i mrekullueshëm ku mund të shijoni një drekë apo darkë të shijshme, teksa mund të dëgjoni përplasjen e dallgëve, të shihni mjelmat e të mahniteni me gjelbërimin e natyrës. Një vend ideal ku ju mund të festoni çdo gëzim me të dashurit tuaj. Një ambient i përshtatshëm për të gjithë familjen.

Cavos mbetet zgjidhja e duhur, ndoshta e vetme, për një shije të paharrueshme nga Pogradeci magjik!

Qëllimi ynë

Qëllimi ynë është t’i ofrojmë klientëve tanë ushqim të shëndetshëm, gatimin më të mirë të kuzhinës tradicionale dhe europiane, mikpritjen pogradecare si dhe shërbim elitar.

Bari

decor-image

Ne ju ftojmë tek Cavos të kaloni kohën tuaj me miqtë për të pirë një gotë verë artizanale nga vera e Tavernës “Cavos”, me një kantinë me klimë të kontrolluar, me një përzgjedhje të veçantë verërash të ofruara për klientët edhe me gotë. Ju do të gjeni verën që shërbehet me cilësinë më të mirë. Gjithashtu ju do të gjeni e shijoni në Cavos edhe verërat më me emer shqiptare e europiane, por edhe çdo pije tjetër. Tek ne ju mund të shijoni kafen e mëngjesit, kokteil-et, çajrat organike, apo lëngjet e shtrydhura  nga fruta të freskëta servirur me dashuri, po ashtu edhe zbavitjen, ofruar në një vend të vetëm, vetëm për ata që vërtet dinë të shijojnë e jetojne me klas!

Ju vetëm na vizitoni dhe ju premtojmë se do të doni të ktheheni përsëri!

Taverna, Restorant, Piceri “Cavos”, një shtëpi jashtë shtëpisë!

Gëzuar!

Restoranti

decor-image

Kuzhina jonë është një nga pikat me të cilat krenohemi. Kuzhina në vetvete është shkencë, por i takon shefave ta kthejnë atë në art, gjë që e kanë bërë prej vitesh mjeshtrat tanë në restorantet më në zë në Shqipëri, Itali, Francë e Gjermani. Krenohemi me kujdesin e shefave e kuzhinierëve tanë ndaj detajeve dhe përkushtimin maksimal të tyre për përsosmëri drejt një stili jetese të shëndetshëm! Kuzhina jonë gourmet me gatimet e përgatitura me delikatesë, do ta shndërrojnë vizitën tuaj në Pogradec në një eksperiencë kulinare të paharrueshme. Në menunë tonë spikat shumëllojshmria e pjatave, duke filluar nga antipastat deri tek pjatat kryesore me prodhime të Koranit, peshkut endemik të Liqenit të Ohrit, por edhe peshkut të detit e mishi të freskët, perimeve e produkteve të tjera organike të zones, tepër të shijshme. Mishi i përgatitur në Cavos është produkt vendi dhe i garantuar për cilësinë dhe standartet më të larta.  Specialitetet tona të mishit dhe të peshkut ofrohen si në zgarë edhe në furrë. Në restorantin tonë do të gjeni gjithashtu një larmishmëri peshku, guackash dhe gaforresh të cilësisë së parë. Antipastat, sallatat dhe supat tona ndërthurin freskinë, shijen dhe traditën e kuzhinës tradicionale, mesdhetare e europiane. Cavos gjithashtu ofron çdo ditë shërbimin e mëngjesit, drekës dhe darkës për të gjithë klientët. Pastat tona janë një tjetër pikë e fortë e Cavos. Pasta të ndryshme, të gjitha të freskëta e të gatuara direkt pas porosisë suaj, kryesisht sipas stilit të kuzhinës italiane e franceze. Gjithashtu, tek Cavos, ju do të mund të shijoni pica speciale, si në asnjë vend tjetër në Pogradec. Merrni miqtë tuaj, të dashurën tuaj, prindërit dhe fëmijët tuaj dhe shijoni picat më të  shijshme që kini provuar ndonjëherë!

Sepse Cavos është vendi ideal për të ngrënë mirë, për takime biznesi ose për të shijuar momente të paharrueshme me miqtë tuaj për çdo lloj eventi apo gëzimi familjar.

Mirë se të vini!